KABUL

Së paku 5 persona vdiqën nga tërmeti që goditi pjesën lindore të kufirit ndërmjet Afganistanit dhe Pakistanit.
"Rreth orës 6.30 tërmeti goditi zonat në kufi me Pakistanin. Trupat ushtarake ndërhynë menjëherë për të shpëtuar njerëzit" tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Ministrisë afgane të Mbrojtjes, Zahir Azimi.