LAGOS

Më shumë se 100 persona besohet se vdiqën nga rrëzimi i një aeroplani në Nigeri. Të dhënat u publikuan nga qeveria, e cila më herët tha se më shumë se gjysma prej 114 udhëtarëve, kishin shpëtuar. Aeroplani kishte humbur mbrëmë, vetëm pak minuta pas fluturimit nga aeroporti në Lagos.