BRUKSEL

Britania dhe Kroacia i konfirmuan rastet e para të gripit të shpezëve. Nuk është ende e qartë nëse fjala është për virusin H5N1, i cili më parë u zbulua në Rumani, Turqi dhe Rusi. Në Kroaci, virusi u zbulua te një mjellmë e egër e ngordhur, ndërsa zyrtarët britanikë thanë se virusi i gripit të shpezëve u zbulua te një papagall i ngordhur.