Nebojsha Miniç, një nga drejtuesit e paraushtarakëve serbë në Kosovë ka vdekur në moshën 40 vjeçe në Argjentinë pasi vuante nga SIDA dhe kanceri i mushkërive. Miniç është përgjegjës për vrasjen e anëtarëve të familjes Bala në Pejë, shumica e të cilëve fëmijë. Miniç u ndalua nga autoritetet argjentinase në maj të këtij viti për mbajtje të dokumentave fallco.