PRISHTINË

Komisioneri i Policisë së UNMIK-ut, Kai Vitrup ka urdhëruar fillimin e hetimeve ndaj disa pjesëtarëve të policisë të cilët dyshohet se i kanë tejkaluar autorizimet e tyre gjatë ndërhyrjes dhe arrestimit të djeshëm të aktivistëve të lëvizjes Vetëvendosje, përderisa ata po shkruanin grafitet F-UN-D nëpër veturat e UNMIK-ut. Masa hetuese ka kërkuar dhe kryeministri Bajram Kosumi, ndërkohë që drejtuesi i Vetëvendosjes Albin Kurti, ka pohuar se aktivistët e kësaj lëvizje nuk janë befazuar me reagimet e tilla të policisë.