PRISHTINË

"Periudha e përcaktimit të statusit të ardhshëm politik të Kosovës është një moment historik për Kosovën dhe për të gjithë ne që kemi qenë të përfshirë nëpërmjet diplomacisë në Kosovë" tha në intervistën për Radion "Evropa e Lirë", Larry Rossin, zëvendës shefi i administratës ndërkombëtare në Kosovë. Zoti Rossin gjithashtu tha se me të filluar procesin e përcaktimit të statusit, bashkësia ndërkombëtare dëshiron edhe ta përfundojë atë. (më gjerësisht në rubrikën INTERVISTA)