PRISHTINË

Nën organizimin e Shoqatës së Juristëve të Kosovës dhe Fondacionit Fridrich Naumann, në Prishtinë është mbajtur tryeza e rrumbullakët me temën, “Decentralizimi dhe statusi i Kosovës”. Nga kjo tryezë është nxjerrë konkludimi se decentralizimi nuk mund të kushtëzojë statusin e Kosovës, ndërkohë që është thënë po ashtu se nuk mund të pritet një decentralizim i suksesshëm pa zgjidhjen e drejtë të statusit të Kosovës.