PRISHTINË

Gjatë takimit të rregullt në Rudare, komandanti i KFOR-it, gjenerali Giuseppe Valotto dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së Serbisë e Malit të Zi, Dragan Paskash, riafirmuan përkushtimin për ruajtjen e marrëdhënieve të shkëlqyeshme që ekzistojnë ndërmjet tyre. Në një komunikatë të KFOR-it thuhet se KFOR-i do të vazhdojë raportet e hapura, miqësore dhe bashkëpunuese me autoritetet e Serbisë dhe Malit të Zi.
"Shqetësim kryesor mbetet dëshira e përbashkët për gjendje stabile, të qetë dhe paqësore në rajon" thuhet në komunikatë.