GJENEVË

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijët tha se numri i fëmijëve me aftësi të kufizuara në Evropën Lindore ka shënuar rritje dramatike, që nga rënia e komunizmit. Në raportin më të ri UNICEF-i tha se numri i përgjithshëm është trefishuar nga 500.000 në 1.5 milionë, por shaku i rritjes së numrit më tepër ndodh për faktin se tani pranohen shifrat reale.