BRUKSEL

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Javier Solana tha se Bashkimi Evropian eventualisht mund të marrë kontrollin mbi forcat e rendit në Kosovë, duke vazhduar traditën e Bosnjes, nga viti i kaluar. Solana i tha Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian se pas marrjen së përgjegjësive në Bosnje, "diçka shumë e ngjajshme do të bëhet edhe në raportet me Kosovën".
Solana gjithashtu tha se pas dorëzimit të raportit të ambasadorit Kai Eide, pritet që gjatë këtij viti të fillojnë diskutimet për statusin e Kosovës.
"Zgjidhja e statusit të Kosovës është çelësi i zgjidhjes së të gjitha problemeve tjera në rajon" tha Solana.