LONDËR

Kryeministri britanik Tony Blair dhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin u zotuan sot se do të shtojnë përpjekjet e përbashkëta për luftimin e terrorizimit. Pas takimit në Londër, Blair tha se popujt e këtyre vendeve ndajnë mendimin se nuk duhet të mposhten, pavarësisht se e njohin rrezikun e terrorizmit global.
"Ne të dy i kuptuam sot rreziqet globale, përfshirë edhe rerzikun nga terrorizmi. Rusia është shumë e kënaqur me rezultatet e këtyre takimeve" tha ndërkaq, presidenti Putin.