PRISHTINË

KFOR-i mban sot një stërvitje ushtarake, të emëruar "Skifteri i Ballkanit". Përmes një komunikate, NATO njoftoi se stërvitja synon demonstrimin e aftësive të paqëruajtësve, që të ofrojnë mbështetje për aksionet e policisë vendore. "Trupat do të sprovojnë aftësitë për manovrim, fleksibilitet dhe aftësinë që disa kombe të veprojnë si ekip" thuhet në komunikatë.