BRUKSEL

Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso mirëpriti fillimin e bisedave për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian. Sidoqoftë, ai tha se Turqia duhet të "fitojë zemrat dhe mendjet e evropianëve". Kurse sipas komisionerit për zgjerim Oli Rehn, Bashkimi Evropian po fillon një etapë të re në raportet me Turqinë. Presidenti i Francës Jacques Chirac nw reagimin e tij tha se Turqia duhet të kalojë nëpër "revolucionin më të madh kulturor" për të plotësuar kushtet e anëtarësimit.