Procesi gjyqësor kundër gjashtë shqiptarëve të akuzuar
për krime lufte në periudhën qershor – korrik të vitit
1998, në mesin e të cilëve është dhe Selim Krasniqi,
ish komandant i zonës së dytë të Trupave Mbrojtëse të
Kosovës, është shtyrë për shkak të ankesës së mbrojtësve për ndërrimin e lokacionit ku mbahet gjykimi. Procesi gjyqësor është dashur të fillojë sot në Gjykatën e Qarkut në Gjilan. Mbrojtësit kundërshtuan për faktin se të akuzuarit vijnë nga komuna e Prizrenit. Trupi gjykues ka caktuar datën 13 tetor për të vendosur rreth kësaj çështjeje.