PRISHTINË

Pas një takimi të sotëm me kryeministrin e Kosovës, Bajram Kosumi, kryeadministratori Soren Jessen-Petersen u shpreh se rruga më e mirë e Kosovës për tu përgatitur për bisedimet për statusin është vazhdimi i ndërtimit të një shoqërie demokratike dhe shumë etnike. Kryeministri Kosumi tha se Qeveria e Kosovës do të vazhdoj angazhimet në përmbushjen e standardeve.