GAZË

Një lider i Xhihadit Islamik u vra sonte në një sulm ajëror të Izraelit në Gazën jugore. Kjo ishte hera e katërt që Izraeli tentonte ta vriste militantin Mohammed Khalil. Ushtria izraelite nuk doli me ndonjë koment menjëherë pas ngjarjes, por zyrtarët thanë se ai ishte përgjegjës për disa sulme vdekjeprurëse.
Më herët, kryeministri i Izraelit Ariel Sharon urdhëroi përdorimin e të gjithë forcës së nevojshme kundër militantëve palestinezë, si kundërpërgjigje për raketimet e tyre nga Rripi i Gazës.