RAMALLAH, BREGU PERËNDIMOR

Lideri palestinez, Mahmoud Abbas ka fajësuar grupin militant Hamas për tubimin tragjik sot në Gazë. Zoti Abbas foli para mijëra mbështetësve në Ramallah të Bregut Perëndimor, pasi së paku 15 palestinezë u vranë nga një shpërthim në tubimin e Hamasit në kampin e refugjatëve, Jebalyia në Gazë. Fjalimi i sotëm i presidentit të autoritetet palestinez, ishte njëri nga fjalimet më të ashpra të tij deri tash kundër Hamasit, që shihet si rivali kryesor politik i tij. Më herët gjatë ditës, katër palestinezë, përfshirë këtu edhe dy militantë të Hamasit, ishin vrarë nga një sulm ajror izraelit. Ky sulm u bë pas dyshimeve se militantët e Hamasit kishin shtënë me predha në territorin izraelit gjatë natës së kaluar nga Gaza.