HAGË

Në gjykatën e Hagës sot është zhvilluar një seancë statutore lidhur me një kërkesë të pales mbrojtëse të ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, që të ndryshojnë kushtet e lirimit të përkohshëm të tij dhe ti lejohet që të merret në mënyrë aktive me politikë. Prokuroria ka kundërshtuar kërkesën e palës mbrojtëse. Në këtë seancë ka folur edhe zëvendës kryeadministaroti i Unmikuit, Lari Rosin, i cili ka thënë se prania ndërkombëtare në Kosovë është e aftë që kërkesat e Tribunalit të Hagës lidhur me zotin Haradinaj, ti zbatoj në çdo kohë. Lidhur me këtë kërkesë të mbrojtjes ende nuk ka vendim nga trupi gjykues.