BEOGRAD

Ministria e Brendshme e Serbisë ka njoftuar se ka arrestuar një gjyqtar të Gjykatës së Lartë dhe një prokuror të specializuar në krimin e organizuar të dyshuar për përfshirje në krim. Ata akuzohen për marrje rryshfeti dhe nxjerrje informacionesh në mbështetje të një grupi kriminal të akuzuar për vrasje, trafik droge dhe aktivitete të tjera të paligjshme në Serbi.
Në vazhdim të akuzave për korrupsion ministri serb i financave ka akuzuar presidentin e Serbisë e Malit të Zi për përfshirje në skandalin e tenderave të ushtrisë. Pak ditë më parë ministri serb i mbrojtjes dha dorëheqjen për shkak të akuzave për korrupsion.