NJU ORLEANS

Shifra e të vdekurve nga uragani Katrina ka arritur në më shumë se 500. Ky numër është rritur brenda natës pasi zyrtarët gjetën 45 trupa të vdekur në një spital të braktisur. Megjithatë, numri mbetet i vogël krahasuar me frikën fillestare se 10 mijë persona mund të jenë të vdekur. Kufomat në spital u gjetën pak kohë pasi presidenti Bush përfundoi vizitën dyditëshe rajoneve të prekura, përfshirë edhe një vizitë në Nju Orleans.