NEW ORLEANS

Autoritetet thonë se kërkimi i parë rrugë më rrugë në qytetin e shkatërruar të New Orleansit ka zbuluar më pak trupa sesa numri prej 10 mijë personash, që fillimisht dyshohej se janë të vdekur.
Koloneli Terry Ebbert, shefi i sigurisë kombëtare të New Orleansit tha se shifra mund të mos jetë aq katastrofike, megjithatë ka mohuar të japë një velrësim të ri të pasojave.
Ndërkohë, kreu i Agjencisë Federale për Menaxhimin e Emergjencave Michael Broën, përgjegjës për ndihma për tragjedinë, është thirrur në Uashington në mes të kritikave rreth reagimit fillestar të agjencisë së tij, pas uraganit Katrina.

UASHINGTON
Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice ka kërkuar nga Rusia, Kina dhe India, që të bashkohen në kërcënimin me sanksione të OKB-së ndaj Iranit, në mes të frikës se Irani mund të zvillojë armë bërthamore.
"Irani duhet të marrë mesazhin nga komuniteti ndërkomëbatr, se ky është një mesazh unik, dhe me këtë unë nuk nënkuptoj vetëm treshen evropiane dhe SHBA-të , por edhe Rusinë, Kinën, India dhe të tjerët", tha Rice në Uashington.