PRISHTINË

Zyrtarë të UNMIK-ut dhe të institucioneve të Kosovës, filluan sot negociatat për mënyrën e themelimit të dy ministrive, atë të Rendit dhe të Drejtësisë, me c'rast institucioneve vendëse u mundësohet marrja e shumicës së kompetencave në fushën e sigurisë. Kjo u bë e ditur pas mbledhjes së përbashkët të dy Komisioneve parlamentare me shefat e grupeve parlamentare dhe udhëheqësin i Shtyllës I të UNMIK-ut, Jean Dussourd.