BAGDAD

Në sulmet e fundit në Irak, kryengritësit kanë vrarë 17 pjesëtarë të forcave irakiene të sigurisë.
8 komando të policisë irakiene e humbën jetën nga shpërthimi i një automjeti bombë në një postbllok në afërsi të Bagdadit, kurse 8 policë të tjerë dhe dy civilë e humbën jetën, kur autobusi me të cilin udhëtonin u godit nga një breshëri plumbash në Tarmiyah, në veri të Bagdadit.
Dy viktima u regjistruan në Kirkuk, kurse policia tha se kufomat e 5 personave të ekzekutuar janë gjetur në pjesë të ndryshme të Bagdadit.
Ushtria e Shteteve të Bashkuara raportoi për vdekjen e 3 ushtarëve amerikanë në incidentet e djeshme në Irak.
Ndërkohë, grupet që përfaqësojnë grupimet etnike dhe religjioze të Irakut, i kanë filluar bisedimet rreth projekt-kushtetutës. Sot skadon afati i dytë që dokumenti t'i dorëzohet parlamentit. Ende mbesin ndasitë rreth federalizmit, rolit të Islamit dhe ndarjes se pasurisë kombëtare të naftës.