JERUSALEM/RAFAH

Forcat e sigurimit të Izraelit kanë vazhduar sot evakuimin me forcë nga Rripi i Gazës, të kolonëve që kundërshtojnë planin për tërheqje të kryeministrit Ariel Sharon. Zyrtarët thanë se deri të martën do përfundojë evakuimi i plotë i 21 vendbanimeve hebreje.
Udhëheqësi palestinez Mahmud Abas i është drejtuar mijëra mbështetësve në shenjë festimi për tërheqjen izraelite nga Gaza.
Abas tha se palestinezët po përjetonin "ditë historike gëzimi", që ishin rezultat i durimit dhe sakrificave të tyre.