PRISHTINË

Vonesat e serbëve të Kosovës për të nxjerrë një qëndrim të qartë lidhur me decentralizimin po e shtyjnë jetësimin e pilot- komunave në njësitë me shumicë serbe, në Graçanicë dhe në Partesh, ka thënë sot ministri i pushtetit lokal Lufti Haziri.
Gjatë një takimi me krerët e ekzekutivit të komunave të Kosovës, Haziri ka thënë se njësitë-provuese do të fillojnë së funksionuari në të gjitha njësitë ku ekziston vullneti për këtë, ndërsa me serbët do të vazhdohet të bisedohet për listat e këshilltarëve.