JERUSALEM

Forca shtesë të sigurisë izraelite dhe palestineze janë vendosur në Rripin e Gazës derisa afrohet afati përfundimtar për tërheqjen e vendbanimeve hebreje. Policët izraelitë kanë bllokuar hyrjet e mundshme në vendbanimet në fjalë për kundërshtarët e planit të tërheqjes. Rreth 7'500 policë palestinezë po marrin pjesë në mbështetje të planit për të mënjanuar sulmet ndaj hebrejve nga militantët palestinezë.