KABUL

Një ushtar amerikan është vrarë sot dhe një tjetër është plagosur në Afganistanin Lindor kur kryengritësit e dyshuar kishin sulmuar pjesëtarë të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. Ushtria amrikane ka kumtuar se ky sulm kundër njësitit të xhenios ishte bërë në provincën Paktika. Më herët ushtria e Shteteve të Bashkuara ka thënë se gjashtë luftëtarë të dyshuar talibanë janë vrarë, ndërsa tre ushtarë amerikanë dhe një përkthyes afgan ishin plagosur mbrëmë vonë në juglindje të Afganistanit.