LONDËR

Në 14 nëntor do të fillojë gjykimi i tre të akuzuarve për sulmet e dështuara të 21 korrikut në sistemin transportues të Londrës.
Vendimin e mori sot gjykata e Londrës, në paraqitjen e parë të tre të akuzuarve.
Ibrahim Mukhtar Said, Ramzi Mohammed dhe Yasin Hassan Omar, të gjithë banorë të Londrës, akuzohen për tentim vrasje dhe vrasje me konspiracion, si dhe me akuza për shpërthim. Akuzat bartin dënimin maksimal me burgim të përjetshëm.
I dyshuari i katërt, i njohur si Osman Hussein vazhdon të mbahet në paraburgim në Itali.