KRAFORD, TEKSAS

Presidenti amerikan, George Bush ka mirëpritur progresin ekonomik të Shteteve të Bashkuara duke theksuar se më se 200 mijë vende të reja të punës janë krijuar vetëm gjatë muajit korrik të këtij viti. Këto komente zoti Bush i bëri në paraqitjen e tij javore në radio. Ai mëtutje tha se prej majit të vitit 2003 janë krijuar afro 4 milionë vende të reja të punës. Mëtuje, presidenti amerikan, George Bush theksoi se sot amerikanët kanë më shumë vende të punës se asnjëherë më parë në historinë e këtij vendi.