BAGDAD

Shefi i stacionit policor në Abu Graib është vrarë sot nga sulmues të panjohur.
Në Bakuba, nga shpërthimi i një makine bombë është vrarë një civil dhe 9 të tjerë janë lënduar. Vetura e parkuar ka shpërthyer në kohën kur po kalonte një patrullë e policisë. 7 të lënduarit janë policë.
Ndërsa nga një sulm vetvrasës në qendër të Bagadait njoftohet për disa të vrarë e rreth 24 të plagosur.