ROMË

Policia italiane sot zbuloi detaje nga hetimet e të dyshuarit për sulmet në Londër, Osman Hussein, i cili u arrestua të premten në Romë.
Policia tha se rezultatet e para tregojnë se Hussein, gjithashtu i njohur si Hamdi Issac, nuk ka qenë pjesë e ndonjë rrjeti të madh terrorist.
Ndërkohë në Britani ende janë në fuqi masat e larta të sigurisë, kurse policia i ka marrë në pyetje rreth 20 persona lidhur me sulmet e 7 dhe 21 korrikut.