TEHERAN

Irani tha se e ka shtyrë për pasditen e sotme afatin e fundit dhënë Bashkimit Evropian që të dorëzojë propozimet për zgjidhjen e krizës rreth programit bërthamor të Iranit. Në të kundërtën do të rifillojë aktivitetet e tij bërthamore. Një afat i tillë u dha edhe të dielën, por Ministria e Jashtme e Britanisë ka paralajmëruar Iranin që të mos ndërmarrë një hap të njëanshëm dhe të dëmshëm.