SIDNEJ

Ambientalistët e kanë kritikuar paktin e ri mbi klimën, që e nënshkruan Shtetet e Bashkuara dhe 5 vendet e Azisë dhe Paqësorit, duke thënë se ai nuk do të funksionojë.
Shtetet e Bashkuara, Kina, Australia, Japonia dhe Koreja e Jugut, sot e bënë publik paktin, për të cilin thanë se do t'i reduktojë emisionet e gazrave, që konsiderohen shkaktari kryesor i ngrohjes globale. Në deklaratën për media thueht se këto vende janë dakorduar për një partneritet, i cili do ta "plotësojë e jo të zëvendësojë Traktatin e Kjotos".
Nisma e re nuk parasheh afate kohore për vendet nënshkruese për dallim nga Protokoli i Kjotos, me të cilin 140 vende u zotuan ta kufizojnë emetimin e gazrave. Shtetet e Bashkuara, emetuesi kryesor i gazrave të tilla në botë, si dhe Australia, nuk e kanë nënshkruar Protoklon e Kjotos.