LONDËR

Policia britanike tha se ka arrestuar 9 persona, në kuadër të hetimeve për sulmet e pasuksesshme të javës së kaluar në Londër. Policia ka arrestuar edhe tri gra, të cilat dyshohet se i kanë strehuar personat e ndërlidhur me sulmet e 21 korrikut.
Megjithatë, kreu i policisë në Londër Ian Blair tha se përkundër arrestimeve të bëra, rreziku ekziston:
"Mbetet mundësia se ata, të cilët janë arratisur, mund të sulmojnë përsëri. Gjithashtu mbetet mundësia se ende ka celula tjera, të cilat janë në gjendje sërish të godasin", tha Blair.