QENDRA KOZMIKE, HJUSTON

Astronautët e ekuipazhit të anijes amerikane të gjithësisë, Discovery, sot ditën e parë, pas lansimit, e kaluan duke i bërë një kontroll anijes nga pjesa e jashtme. Të shtatë anëtarët e ekuipazhit po bëjnë një kontroll të detajuar të anijes për të parë se a ka ndodhur ndonjë dëmtim gjatë lansimit, pasi në xhirimin televiziv ishin vërejtur dy pjesë të holla të murit izolues që ishin shkëputur në çastin e lansimit. Zyrtarë të gjithësisë së Shteteve të Bashkuara kanë thënë se ende është herët për të bërë konkluzione se sa serioze mund të jetë shkëputja e këtyre pjesëve.