NISH, SERBI

Një gjykatë në Serbi ka dënuar sot tetë persona me nga 3 e deri në 5 muaj burgim për shkak se vjet e kishin ndezur xhaminë në Nish. Duke e arsyetuar këtë vendim, gjyqtarja Katarina Rangjelkoviq ka thënë se të akuzuarit kishin marrë pjesë në veprime të dhunshme dhe se demonstratat e përkrahjes për serbët e Kosovës më 17 mars të vitit të kaluar, ishin shndërruar në manifestim të dhunshëm. Avokatët e mbrojtjes kanë paralajmëruar ankesë kundër këtij vendimi.