BAGDAD

Të paktën 7 persona janë vrarë dhe 14 janë plagosur në dy sulme të ndara vetëvrasëse në Bagdad.
Ndërkaq, ushtria e Shteteve të Bashkuara njoftoi se një ushtar amerikan e ka humbur jetën nga një shpërthim në qytetin Samarra, në veri të Bagdadit.
Sipas agjencisë Associated Press, me viktimën e sotme, u rrit në 1.777 numri i personelit ushtarak amerikan të vrarë prej fillimit të luftës në Irak në mars të vitit 2003.