ISLAMBAD

Të paktën 1000 përhkrahës të koalicionit të grupeve myslimane të vijës së fortë, janë mbledhur sot në Islamabad për të kundërshtuar operacionet e policisë kundër ekstremistëve të dyshuar islamikë.
Autoritetet pakistaneze kanë arrestuar rreth 300 persona, që kur u zbulua se disa nga sulmuesit e 7 korrikut në Londër ishin myslimanë britanikë me origjinë pakistaneze.