UASHINGTON

Sekretarja amerikane e shtetit, Condooleeza Rice u nis për një turne njëjavëshe në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme. Pritet që në Lindjen e Mesme zonja Rice do ti vazhdoj përpjekjet amerikane për ta inkurajuar tërheqjen e planifikuar të Izraelit nga Rripi i gazës dhe prej pjesëve të Bregut Perëndimor deri në gjysmën e muajit gusht të këtij viti. Gjatë këtij turneu zonja Rice do ta vizitoj rajonin e Darfurit në Sudan.