BEOGRAD

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana ka deklaruar se referendumi për statusin e ardhshëm shtetëror të Malit të Zi mund të japë rezultat të qëndrueshëm vetëm nëse sigurohet konsenzusi për rregullat dhe gatishmëria e të dy palëve për ta pranuar epilogun e votimit. Këto komente zoti Solana i bëri në një intervistë për gazetën Veçernje Novosti, në prag të vizitës së tij në Beograd, ku pritet të arrijë sot në orët e mbrëmjes. Nesër Havier Solana viziton Kosovën.