SOCHI

Kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan mbërriti në pushimoren Sochi në Detin e Zi për bisedime me presidentin e Rusisë Vladimir Putin.
Erdogan dhe Putin pritet t'i diskutojnë lidhjet ekonomike dhe marrëdhëniet tregtare dypalëshe.
Dy udhëheqësit gjithashtu do të bisedojnë edhe për çështjet e gazit dhe energjisë, si dhe situatën politike në Azinë Qendrore dhe rajonin e trazuar rus të Kaukazit.