DIYARBAKIR

Forcat turke të sigurisë thanë se kanë vrarë 10 kryengritës kurdë dhe kanë konfiskuar eksploziv dhe armë në një zonë në juglindje të vendit.
Të mërkurën, forcat turke e filluan operacionin kundër Partisë Punëtore të Kurdistanit rreth qyteteve Van, Sirnak dhe Hakkari, kurse aksioni i sotëm u ndërmor pas sulmit me automjet bombë në perëndim të vendit, ku e humbën jetën 5 njerëz, përfshirë një turist britanik dhe irlandez.