BRUKSEL

Ministrat e brendshëm dhe të drejtësisë të Bashkimit Evropian në një takim krize diskutuan planet evropiane për të luftuar terrorizmin. Ky takim krize drejtohej nga Britania që ka kryesinë e rradhës së BE-së.
"Të gjithë ne në Bashkimin Evropian jemi plotësisht të vendosur të çojmë më tej punën për të pamundësuar terrorizmin. Marrëveshja e ministrave të jashtëm të Unionit në këtë drejtim përqëndrohet në dhënje-marrjen e informacionit për një numër çështjesh si eksplozivet e vjedhura, komunikimet dhe bashkëpunimin operacional mes sektorëve të ndryshëm", tha drejtuesi i takimit dhe njëherësh Ministri britanik për çëshjet e Brendshme, Charles Clarke.
Ndërsa eurokomisioneri Franko Fratini ka shtuar:
"Një çështje e rëndësishme është gjetja e baraspeshës mes respektimit të lirive dhe të drejtave themelore dhe të drejtës për siguri që gjithashtu është e drejtë themelore. Madje kjo e fundit është kushti themelor që të mundëson liritë e tjera."