PEKIN

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Ill, citohet t'i ketë thënë zyrtarëve të lartë kinezë në Penjan se synon që t'i japë fund krizës së programeve bërthamore të vendit të tij. Raportet e mediave nga takimi në fjalë theksojnë se kreu i Penjanit ka kërkuar krijimin e një gadishulli korean pa armë bërthamore.