SREBRENICË

Një ditë pas shënimit të 10 vjetorit të masakrimit të rreth 8 mijë boshnjakëve nga forcat serbe, në Srebrenicë u mblodhën serbët e Bosnjës, për të përkujtuar viktimat e tyre nga lufta e viteve 1992-95.
Në tubimin në Kishën Ortodokse të qytetit, morën pjesë edhe anëtari serb i Presidencës së Bosnjës, Borisllav Paravac, ministri i Jashtëm, Mlladen Ivaniq dhe liderë politikë serbë.