Luksemburgu është vendi i trembëdhjetë që ka miratuar Kushtetutën Evropiane. Rezultatet e referendumit që u mbajt sot tregojnë se 56.52% votuan pro kushtetutës, në të parin referendum që nga referendumet në Francë e Hollandë, që i thanë jo kësaj kushtetute.
Bashkimi Evropian ka pezulluar përkohësisht miratimin e kushtetutës pas zhvillimeve në Francë e Hollandë, por kryeministri luksemburgas, Jean Claude Juncker ka theksuar se po-ja e vendit të tij do t'i japë sërish shpresë dokumentit në fjalë. Kreu i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, tha se miratimi nga Luksemburgu tregon se votuesit ende mendojnë që kushtetuta do ndihmojë në ndërtimin e një Evrope më demokratike. Barroso ka shtuar se megjithatë e ardhmja e kushtetutës ende është e pasigurt.