Ministri i Jashtëm gjerman, Joschka Fischer, gjatë javës do të takohet në Berlin me kryeministrin e Kosovës, Bajram Kosumi. Lajmi është kumtuar nga zyra për shtyp e qeverisë gjermane. Fischer së fundi ka deklaruar se Gjermania do vazhdojë të mbështesë Ballkanin politikisht dhe materialisht. Kosovën të premten do ta vizitojë edhe drejtuesja e opozitës gjermane, Angela Merkel.