BAGDAD

Ushtria amerikane njoftoi sot për fillimin e një operacioni që ka për qëllim të shkatërrojë aktivitetin kryengritës, në rajonin perëndimor të Irakut, Anbar.
Operacioni ka filluar të enjten, dhe në të po marrin pjesë rreth 500 marinsa amerikanë dhe 100 ushtarë irakianë.
Ushtria amerikane tha se deri më tani i ka arrestuar 22 kryengritës të dyshuar.