PRISHTINË

Shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, është kthyer sot nga një vizitë në Moskë, ku është takuar me ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov.
Zoti Petersen tha se i kishte kërkuar kryediplomatit rus që të ndikojë mbi beogradin për t'i lejuar serbët e Kosovës që të jenë pjesë e proceseve dhe e dialogut të brendshëm, në mënyrë që të tejkalohen ngecjet në përmbushjen e standardeve.
Shefi i UNMIK-ut theksoi se ngecje ka sidomos ne fushën e kthimit, lirinë e lëvizjes dhe decentralizim, mirëpo për këtë, nevojitet përfshirja e serbëve në proces.
"Zoti Lavrov ka pranuar se ka zhvillime inkurajuese, e sidomos është përqëndruar në hapat trimërues në dialogun me Beogradin", tha zoti Petersen.