Rrahman Paçarizi, Prishtinë
Udhëheqësit e institucioneve më të larta të Kosovës, si dhe liderë të partive politike i kanë dënuar ashpër, duke i quajtur sulme terroriste dhe barbare shpërthimet që kanë ndodhur sot në Londër. Këto deklarata, zyrtarët më të lartë të Kosovës i kanë bërë gjatë takimeve që kanë pasur sot me presidentin e Kroacisë Stipe Mesiç, i cili sot ka qëndruar në Kosovë duke dënuar edhe ai këto sulme. Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, tha se për këto sulme kishte dëgjuar gjatë takimit me presidentin Mesiç. Ai i ka dënuar këto akte dhe i ka shprehur ngushëllime kryeministrit Blair për viktimat, duke theksuar se këto sulme përkujtojnë sulmet e 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës:
"Mendojmë se janë të ngjashme – informatat do të verifikohen, por nuk do ta destabilizojnë Evropën dhe kryeministri Blair premtoi se të gjithë kombet do të jemi së bashku që ta luftojmë këtë të keqe, e edhe ne me fuqitë tona dhe të gjithë të jemi vigjilentë".
Edhe presidenti kroat Stipe Mesiç tha se sulmet kundër Nju Jorkut dhe këto të sotmet në Londër ngjajnë me njëra-tjetërn dhe dallojnë vetëm për nga numri i viktimave:
"Terrorizmi nuk ka kurrfarë arsyetimi, sepse qëllimi i tij i vetëm është vrasja dhe terrorizmi global është një problem global," tha presidenti Mesiç, ndërkohë që sulmet i ka dënuar ashpër edhe kryeministri Bajram Kosumi:
"Bashkohemi me dhimbjen e popullit britanik dhe bashkohemi me Britaninë e Madhe dhe me të gjithë popujt e tjerë për të luftuar terrorizmin global, i cili kërcënon gjithë zhvillimet tona, vlerat dhe kulturën e ndërtuar me shekuj ", tha kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi, ndërkohë që këto sulme janë dënuar edhe nga kryeparlamentari Daci, kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, kryetari i partisë ORA, Veton Surroi dhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Presidenti i Kroacisë Stipe Mesiç pas takimeve që ka pasur me udhëheqësit e Kosovës dhe me drejtues të partive politike tha se status-quoja në Kosovë është e papranueshme:
"Mendoj se statusi aktual i Kosovës nuk është i qëndrueshëm në planin afatgjatë, prandaj edhe përkrah hapat e paralajmëruar të bashkësisë ndërkombëtare si dhe iniciativat që vijnë nga Kosova," tha zoti Mesiç, për të shtuar se Kosova ka përballuar momentet më të vështira të luftës dhe e ka përballuar edhe gjenocidin, prandaj udhëheqja e Kosovës do të dijë të ndërmarrë hapat më të mirë të duhur tash kur zgjidhet statusi i saj, i cili sipas presidentit të Kroacisë, Stipe Mesiç duhet të përcaktohet nga vetë populli i Kosovës.
Mesiç tha se Tito dhe Enver Hoxha u morën vesh që të mbahet një referendum pas Luftës së Dytë Botërore, por për shkak të konfliktit ndërmjet Titos dhe Stalinit, ai referendum nuk u mbajt kurrë, ndërsa Kosova i realizoi të drejtat e veta gjatë federatës së Jugosllavisë, kur ishte pjesë e barabartë me republikat dhe krahinat e tjera:
"Pastaj erdhi Millosheviqi që i mori Kosovës gjithçka dhe tash problemi duhet të zgjidhet përfundimisht," tha Mesiç, duke e parë zgjidhjen e statusit të Kosovës në funksion të stabilitetit rajonal.
Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, e ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e tij për statusin:
"Qëllimi ynë është që të jemi një vend i pavarur i integruar në NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të".
Ndërkaq, kryeministri Bajram Kosumi tha se rajoni nuk mund të përparojë, duke pasur në vete një problem të pazgjidhur:
"Zgjidhja e statusit përfundimtar të Kosovës është në interes, jo vetëm të Kosovës, por të të gjithë rajonit, pasi asnjë kompani e madhe nuk do të investojë në asnjë vend të rajonit, nëse nuk do të ketë stabilitet politik në ndonjë pjesë të rajonit".
Presidenti kroat Stipe Mesiç ka vizituar sot dy vendbanime me pjesëtarë të pakicës kroate në Kosovë, fshatrat Letnicë dhe Janjevë. Duke iu drejtuar qytetarëve kroatë në Janjevë, presidenti Mesiç tha se do të dëshironte që pjesëtarët e këtij komuniteti që janë larguar nga këtu dhe kanë shkuar në Kroaci, të kthehen dhe të jetojnë në shtëpitë e tyre. Presidenti Mesiç sot gjatë ditës ka kërkuar nga qytetarët kroatë të Kosovës që të jenë qytetarë lojalë të vendit ku jetojnë, por ka kërkuar që të respektohen edhe të drejtat e tyre njerëzore dhe kombëtare.